Arbëria do pikë ndaj Dritës

Futboll

Arbëria do pikë ndaj Dritës

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:29
Arbëria do pikë ndaj Dritës

Arbëria do të përballet me Dritën, në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja do të luhet prej orës 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit në pesë ndeshjet e fundit është pa fitore, duke barazuar në dy ndeshje dhe duke i humbur tri lojë.

Skuadra nga Gjilani, Drita vie pas dy barazimeve, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit përpos dy barazimeve ka tre fitore.

Në dy takimet e vetme në mes Arbërisë dhe Dritës, më mirë qëndron Drita, duke e fituar njërën ndeshje, ndërsa tjetrën ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Drita në renditje tabelore gjendet në pozitën e dytë por me pikë të barabarta me Ballkanin nga 55 pikë, kurse Arbëria ka 27 pikë në pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat