Ish-futbollisti i PSG nuk toleron

Futboll

Ish-futbollisti i PSG nuk toleron

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:06
Ish-futbollisti i PSG nuk toleron

Kilian Mbape theksoi para dy ditëve se ka nisur të ndjehet i lodhur nga kritikat që ka marrë së fundmi në lidhje me paraqitjet e tij në kombëtare, ndërsa shtoi se lojtarët që luajnë jashtë Francës e kanë më të lehtë të luajnë me “Gjelat” pasi nuk kritikohen shumë.

Mirëpo, këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak një ish-futbollisti të PSG, Zhan-Mishel Lark, i cili shprehet se nëse lojtarit nuk i pëlqejnë kritikat, atëherë më mirë të ndryshojë profesion.

“Nuk më intereson gjendja shpirtërore e Mbape në fund të ndeshjes, ajo që më intereson është ndeshja. Nuk më intereson nëse bezdiset nga kritikat. Nuk bezdiset kur e quajnë fenomen?

Si qenka që një lojtar që luan jashtë Francës është më pak i kritikuar se një që luan në klub francez?

Atij kritikat i erdhën pas dy ndeshjeve mediokër dhe nuk po përfshi edhe sfidën ndaj Kazakistanit, ku humbi edhe një penallti. Dhe, gazetarët nuk mund të thonë se aktualisht Mbape nuk po kalon një periudhë të mirë me Francën?

Kjo është e vërteta. Të bëjë çfarë të dojë, por nëse zoti Mbape nuk është i kënaqur kur themi se nuk ka bërë mirë gjatë ndeshjeve, atëherë të ndryshojë profesion”, u shpreh Lark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat