Mourinho shikon drejt së ardhmes: Do të jetë e çuditshme dhe e veçantë

Futboll

Mourinho shikon drejt së ardhmes: Do të jetë e çuditshme dhe e veçantë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:12
Jose Mourinho

Të dielën do të përballet me Newcastle në Premier League, por mendja e Jose Mourinho-s është pjesërisht e projektuar drejt së ardhmes.

Trajneri i Tottenham, siç ka raportuar Goal, pavarësisht dëshirës për t’u përqendruar tek e tashmja dhe për ta mbyllur sa më mirë të jetë e mundur sezonin, ka folur edhe për merkaton dhe ndërhyrjet e nevojshme për sezonin e ardhshëm.

“Jemi shumë më të përqendruar mbi të tashmen”, ka thënë fillimisht Mourinho. “Por kam një ide për atë që ka nevojë kjo skuadër dhe ky klub për të ardhmen”.

“Unë dhe klubi kemi ide të përbashkëta. E dimë çfarë duam, por presim që vera e ardhshme të jetë e çuditshme. Pres një merkato të çuditshme, të veçantë. Një merkato ndryshe nga ato të mëparshmet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat