Fitore e zorshme e Manchester Utd! Zeqiri luajti dy minutat e fundit

Futboll

Fitore e zorshme e Manchester Utd! Zeqiri luajti dy minutat e fundit

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:22
Fitore e zorshme e Manchester Utd

Manchester Utd ka shënuar fitore të zorshme por shumë të ëmbël për të përforcuar pozitën e dytë në Premier League.

"Djajtë e kuq" e mposhtën me rezultat 2:1 Brightonin, në takimin e javës së 30-të. 

Mysafirët udhëhoqën me golin e Welbeck në minutën e 13-të.  

Në pjesën e dytë Manchester Utd përmbysi rezultatin duke iu falënderuar golave të Rashford në minutën e 62-të dhe të Greenwood në atë të 83-tën. 

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, u paraqit në dy minutat e fundit për Brightonin.

Manchester Utd renditet në vend të dytë me 60 pikë dhe ka 14 me pak se lideri Manchester City, ndërsa Brighton është i 16-ti me 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat