Cannavaro: Po hoqe dorë nga Pirlo ke gabuar dy herë

Futboll

Cannavaro: Po hoqe dorë nga Pirlo ke gabuar dy herë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:27
Cannavaro: Po hoqe dorë nga Pirlo ke gabuar dy herë

Në prag të Juve-Napoli ka folur një ish-lojtar i shkëlqyer i të dyja skuadrave: Fabio Cannavaro, “Topin e Artë” në vitin 2006 dhe trajner i Guangzhou Evergrande. Këtu është një fragment i intervistës së plotë, dhënë “Gazzetta dello Sport”:

“Kur Juve zgjodhi Andrean, e dinin shumë mirë se ai nuk kishte përvojë. Dhe është logjike që ai të ketë kohën e duhur për t’u pjekur, edhe në marrëdhëniet me ekipin. Ka akoma 30 pikë në lojë, kështu që është e drejtë për ta lënë të qetë trajnerin. Dhe pastaj ai bëri gjëra të mira, duke promovuar lojtarë të rinj dhe menaxhuar një dhomë të komplikuar zhveshjeje, me njerëz që kanë fituar shumë.

Sigurisht, disa gjëra nuk funksionojnë si duhet, por kushdo gabon. Edhe ai është njeri. Sidoqoftë, Pirlo është një trashëgimi bardhezi, që duhet të mbrohet. Juventusi do të gabonte dy herë nëse do ta largonte trajnerin tani. Dhe pastaj nuk është se gabimet mund të jenë vetëm të tij. Mos harroni se në fushë luajnë lojtarët, po gabimet e tyre nuk i llogarisni…”

Nga një mik te tjetri, Rino Gattuso. Çfarë po ndodh te Napoli? Përgjigjet Fabio Cannavaro: “Efekti i lavatriçes, siç e quaj unë. Çfarë ndodh në qytetin tim, si në pjesën tjetër të Italisë, me njerëz që fyhen, mbyten dhe më pas… thahen në një shakullimë pa respekt. Kjo i ndodhi Pirlos, madje edhe Pippo Inzaghi, i cili para se të fitonte te Juve ishte shumë i kritikuar. Shumë teprime dhe nuk e them sepse po flas për miqtë e vjetër.

Dy muaj më parë, Rino ishte i kritikuar nga të gjithë. Por, për trajnerin llogariten numrat. Tani që vjen nga katër fitore radhazi dhe më në fund ka në dispozicion lojtarët e rëndësishëm, që mungonin për një kohë të gjatë, të gjithë janë bërë memecë. Shpresoj të mos thonë se këto rezultate janë rezultat i fatit…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat