Rummenigge kundër heqjes së Fair Play-t Financiar

Futboll

Rummenigge kundër heqjes së Fair Play-t Financiar

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:05
Rummenigge kundër heqjes së Fair Play-t Financiar

Shefi Ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge nuk dëshiron heqjen e rregullave të Fair Play-t Financiar dhe ka bërë thirrje për sanksione më të forta ndaj klubeve që i thyejnë ato.

Rregullat e FFP, të aprovuara nga UEFA në 2010 për të parandaluar klubet që luajnë në kompeticionet e saj që të shpenzojnë përtej mundësive të tyre, duket se do të ndryshojnë për shkak të impaktit financiar që ka patur prej pandemisë së Coronavirusit.

Kërkesa bazë e tyre sipas të cilës klubet duhet të kenë nja ekuilibër mes të ardhurave dhe shpenzimeve për të mos lejuar akumulimin e borxheve është deklaruar si e panevojshme nga UEFA për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid 19. Ndryshimet duken në horizont, por Rummenige edhe pse pranon se mund të bëhen modifikime, është kundër heqjes së rregullave të Fair Play-t financiar teksa deklaroi.

” Në këtë moment klubet lejohen të kenë humbje deri në 30 milionë euro në bilancin e tyre në një periudhë 3-vjeçare. me aq para nuk mund të blesh as një lojtar, ndaj ja vlen të bëhen ndryshime”, deklaroi gjermani.

Gjithsesi për sa i përket mundësisë së abrogimit pra heqjes së gjithë Fair Play-t Financair, Rummenuige tha:

“Në të kaluarën gjërat po dilnin jashtë kontrollit, me shumë klube që po humbnin para. Fair Play Financiari solli një sjellje më racionale, duke i detyruar klubet të kenë më shumë kujdes me buxhetet dhe si rezultat duke e bërë futbollin më fitimprurës. Ne nuk mund të shkojmë në pikën kur mund të garojnë vetëm klubet që janë në pronësi të miliarderëve”, u shpreh drejtuesi bavarez.

Rummenigge ashtu si dhe hierarkia drejtuese e Bayernit kanë qenë të përkushtuar për një model biznesi vet-mbështetës, që nuk tejkalon mundësitë financiare, ndaj ai bën thirrje për ndëshkime më të ashpra për klubet që nuk veprojnë brenda kufijve të tyre financiarë dhe thyejnë rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat