Rivaliteti në maksimum në Superiore

Futboll

Rivaliteti në maksimum në Superiore

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:05
Rivaliteti në maksimum në Superiore

Teuta dhe Vllaznia në krye me 46 pikë, të ndjekura nga Laçi dhe Partizani me nga 44, dhe Tirana në kuotën e 41 pikëve. Një kampionat si ky është i vështirë të gjendet në vitet e fundit, për rivalitetin në krye të tabelës dhe një luftë për titull më të hapur se kurrë.

Jo thjesht matematikisht, por me shanse reale për ta synuar, plot 5 skuadra, të gjitha me pikat e tyre të forta dhe ca më pak të forta, të pesta të investuara në maksimum, e madje-madje pa pretendentë klasikë të së shkuarës si për shembull Kukësi.

Gjithçka do të vendoset në fazën e fundit, në një sprint final që pritet të dhurojë shumë emocione e spektakël, jo vetëm për aspektin teknik të skuadrave me organika të ndërtuar për objektiva madhorë, por edhe për dyndjen në kreun e tabelës së klasifikimit ku çdo javë mund të sjellë përmbysje të mëdha, duke rritur njëkohësisht presionin mbi pretendentët për të përjetuar çdo ndeshje si një finale më vete.

Spikat padyshim shtimi i radhëve të pretendentëve me skuadra si Teuta, Vllaznia e Laçi, që i bashkohen dyshes tradicionale të kryeqytetit Tirana e Partizani, me ambicie reale e forcë të provuar në fushën e blertë, duke ofruar për çdo javë të paktën nga një ndeshje direkte për kreun, verdikti i të cilës mund të peshojë në gjithë sezonin.

Ajo e kësaj fundjave, Laçi-Vllaznia një supersfidë më vete, me derbin e veriut që vjen si një përballje që vendos kreun e klasifikimit, natyrisht me tabu të reja për tu thyer, për Vllazninë që kërkon titullin një e veçantë, ajo për të fituar pas plot 7 vitesh në fushën kurbinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat