Milani nxjerr në shitje Castillejon

Futboll

Milani nxjerr në shitje Castillejon

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:22
Milani nxjerr në shitje Castillejon

Samuel Castillejo mund të përfundojë në merkato në fund të sezonit.

Spanjolli gjatë këtij sezoni me fanellën kuqezi është aktivizuar 24 herë dhe ka shënuar vetëm një gol në kampionat dhe dy në Europa League, shumë larg pritshmërive të drejtuesve të klubit.

26-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje gjatë merkatos së verës, pasi klube si Valencia dhe Sevilla kanë shfaqur interes për kartonin e tij.

Për ta lënë futbollistin të largohet drejtuesit e klubit nga Milanello kërkojnë 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat