Reagon Hakaj pas shkarkimit

Futboll

Reagon Hakaj pas shkarkimit

Nga: K.G. Më: 9 prill 2021 Në ora: 13:59
Reagon Hakaj pas shkarkimit

Njeriu që punon edhe gabon, por Fatmir Hakaj për gabimin që bëri nuk u falë nga klubi i futbollit Istogu sepse u eliminuan nga Kupa e Kosovës. Ai u shkarkua nga pozita e sekretarit të klubit.

Istogu ëndërronte finalen e madhe, një pretendim i tillë nuk u bë realitet, pasi që sfidën e humbën me rezultat zyrtar 3:0 nga Dukagjini i Klinës, për faktin se e futen në lojë një futbollist me dy kartona të verdhë.

Dukagjini kishte fituar takimin me 2:1 në Istog dhe ishte ankuar se lojtari vendas u paraqit me dy kartona të verdhë, duke triumfuar me rezultat zyrtar 3:0.    

“Unë Fatmir Hakaj përmes këtij shkrimi me sinqeritetin më të madh iu kërkoj falje për lëshimin e bërë nga ana ime.

12 vite kam punuar në këtë klub dhe kam qenë gjithmonë i përkushtuar në punën time si sekretar, por ndodhi ajo që s'duhej të ndodhte, por ata njerëz që punojnë mund edhe të gabojnë ndonjëherë, gabimet janë njerëzore. 

I kërkoj falje gjithë fubollistëve të Istogut, stafit të trajnerëve, kryesisë së klubit, dhe gjithë qytetarëve të Istogut për lëshimin e bërë nga ana ime.

Jam mjaft i zhgënjyer sikur gjithë ju më këtë ndodhi, dhe ende jam në shok për gjithë këtë ngjarje. 
Vendimin e klubit për shkarkimin tim e kam pranuar në mënyrë korrekte.

Për fund falënderoj klubin e Istogut për bashkëpunim në këto 12 vite sa isha sekretar i klubit. 
Ju uroj shumë suksese në vazhdim!”, reagon Hakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat