Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj gjuhës ofenduese të Tahir Batatinës, ka një thirrje për FFK-në

Futboll

Vlora Çitaku reagon ashpër ndaj gjuhës ofenduese të Tahir Batatinës, ka një thirrje për FFK-në

Nga: A.Morina Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:14
Vlora Çitaku

Ish-Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj gjuhës seksiste dhe fyese të trajnerit të futbollit,Tahir Batatina, në drejtim të gazetares së sportit, Qëndresa Krelani.

Çitaku tha se gjuha e trajnerit Batatina ndaj gazetares Krelani është neveritëse deri në palcë.

Ajo kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës që të marrë masa ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

“ Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësije duhet të ndëshkohët”, shkroi Çitaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Neveritëse deri në palcë gjuha e trajnerit Tahir Batatina ndaj gazetares Qëndresa Krelani.

Se ku e kemi vendin e me çka merremi vendosim ne vet Tahir. Shpresoj që FFK të marrë masa. Kjo lloj mendësije duhet të ndëshkohët.

Qendresa ❤️ kur po e kqyrim naj lojë bashkë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat