Shqiptari nuk di të ndalet me Istanbulsporin

Futboll

Shqiptari nuk di të ndalet me Istanbulsporin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:01
Shqiptari nuk di të ndalet me Istanbulsporin

Eduart Rroca është ndezur sërish te Istanbulspori dhe është kthyer si sulmues i mirëfilltë.

Futbollisti shqiptar ka realizuar golin e parë të takimit në ndeshjen kundër Balikesispor, me ndeshjen që ka përfunduar në shifrat 0:1.

Pas krosimit të ardhur nga krahu i djathtë, Rroca arrin që të koordinohet pa e parë fare portën dhe duke e goditur topin me gju.

Deri në këto momente ky realizim po i jep tre pikët Istanbulsporit që ndodhet në vendin e katërt dhe kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat