Hegjemoninë spanjolle në dekadën e fundit e ka thyer vetëm Anglia

Futboll

Hegjemoninë spanjolle në dekadën e fundit e ka thyer vetëm Anglia

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:21
Hegjemoninë spanjolle në dekadën e fundit e ka thyer vetëm Anglia

Kupa UEFA, e transformuar në Europa League prej vitit 2009, ka qenë një kompeticion ku nuk kishte një shtet dominues deri në vitet 90, kur Italia nisi të sundonte futbollin botëror.

Spanja kishte fituar 2 Kupa UEFA, falë Realit të Madridit, deri në vitin 2003, kur Valencia fitoi trofeun, ndërsa prej vitit 2005 në skenë doli Sevilla, 6 herë fituese e trofeut prestigjioz, për herë të fundit verën e shkuar. Mes sukseseve të Sevillas regjistrohen edhe 3 triumfe të Atletico Madridit, duke e bërë Europa League pronë spanjolle në shekullin e 21-të.

Këtë sezon mungon Sevilla, por duket se stafetën e kanë marrë klubet e tjera spanjolle dhe ekipi që e ka marrë më seriozisht nga të gjithë është Villarreali. Nëndetësja e verdhë po mundohet të imitojë Sevillan dhe ka një skuadër me cilësi dhe shumë eksperiencë, por mbi të gjitha ka një mjeshtër si Unai Emery në stol, ai që ka fituar 3 Europa League në karrierë.

Hegjemoninë spanjolle në dekadën e fundit e ka thyer vetëm Anglia, e përfaqësuar nga Chelsea dhe Manchester United, 3 herë fitues të kompeticionit në 10 vitet e fundit.

Pikërisht Manchester United është favoriti për të fituar Europa League këtë sezon dhe duket se Red Devils kanë gjithçka në favor, duke pasur një skuadër të nivelit të lartë dhe duke qenë në formë të shkëlqyer në këtë moment vendimtar të sezonit.

Ndërkaq, edhe Arsenali tashmë është i përqendruar totalisht tek Europa League, si një mënyrë perfekte për të shpëtuar sezonin. Arteta nuk ka në dispozicion një grup aq të kompletuar sa United, por vetëm 3 ndeshje larg finales së madhe Topçinjtë kanë të drejtë të ëndërrojnë trofeun që e kanë humbur dy herë në finale..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat