​Torreira dëshiron të transferohet tek Boca Juniors

Futboll

​Torreira dëshiron të transferohet tek Boca Juniors

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:23
Lucas Torreira

Argjentinasi momentalisht është tek Atletico Madridi këtë sezon, por dëshiron me çdo kusht që transferohet në Argjentinë në fund të sezonit 2020/21.

Mesfushori i Arsenalit Lucas Torreira ka treguar se dëshiron të largohet nga “Topçinjtë” dhe t’i bashkohet skuadrës së Boca Juniors, përcjell KosovaPress.

25 vjeçari është në huazim tek Atletico Madridi për sezonin 2020/21, por paraqitjet e tij për skuadrën e Diego Simeones kanë qenë të limituara, ku shumica nga to kanë ardhur nga banka rezervë.

Si duket Torreira nuk e sheh të ardhmen e tij tek Arsenali, dhe ka shprehur dëshirën e tij që të transferohet në Argjentinë në një marrëveshje huazimi, pasi që shuma e kartonit të tij është e lartë për ta bërë transferimin permanent.

“Unë dua që të transferohem tek Boca Juniors. Unë jam 25 vjeçar dhe e di që është një klub që ka qëllime të mëdha”, tha Torreira.

“Dëshiroj që ti bëjë të lumtur fansat dhe e di që nuk është e lehtë. Boca duhet të arrijë marrëveshje huazimi për një vit me Arsenalin që të transferohem”, shtoi argjentinasi.

Skuadra e Arsenalit e transferoi Torreiran nga Sampdoria në vitin 2018, pasi që ishte vlerësuar si një lojtar kyç për planet e “Topçinjëve”, ku në sezonin e tij të parë kishte regjistruar 50-të paraqitje për skuadrën londineze.

Sidoqoftë, Torreira u largua nga Mikel Arteta, si pjesë e marrëveshjes prej 55 milionë eurosh për ta transferuar Thomas Parteyn, ku Torreira do t’i bashkohej Atletico Madridit në një huazim për një sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat