Tri ndeshje në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Tri ndeshje në Kampionatin Shqiptar

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:55
Tri ndeshje në Kampionatin Shqiptar

Ditën e sotme do të luhen tre ndeshje të Superiores, teksa Teuta luaj në transfertë ndaj Skënderbeut.

Durrsakët duhet të marrin tre pikët e plota për të parakaluar Partizanin, teksa pas fitores së të djeshmes, të kuqtë morën kryesimin. Sakaq, edhe korçarët do të luajnë për të marrë maksimumin, duke qenë se gara për mbijetesën ashpërsohet gjithnjë e më shumë, teksa ecuria e mirë së fundmi i ka bërë të shpresojnë gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, Vllaznia, po ashtu e përfshirë në garën e titullit do të luajë në transfertë ndaj Apolonisë. Shkodranët vijnë nga një moment i mirë dhe me moralin lart pas arritjes në finalen e Kupës, ndërsa nga ana tjetër fierakëve iu bën pun çdo pikë duke qenë se mbeten ekipi më i rrezikuar për të rënë nga kategoria.

Ndërkaq, Laçi luan në shtëpi ndaj Bylis, një ndeshje e cila gjithnjë është shumë e luftuar mes palëve. Kurbinasit me tre ndeshje pa fituar kanë humbur disi terren në krye të klasifikimit, megjithatë shpresat nuk i humbasin ndërsa sa i takon ballshiotëve, ata mbeten në zonën e rrezikut.

Ndeshjet:

13:00 Apolonia-Vllaznia

16:00 Skënderbeu-Teuta

16:00 Laçi-Bylis

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat