Superleague e përçarë që tani

Futboll

Superleague e përçarë që tani

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:54
Superleague e përçarë që tani

Chelsea dhe Manchester City duket se kanë hezituar para se të pranonin të bëheshin pjesë e Super League.

Kjo është ajo që shkruan The Guardian, që e ka marrë informacionin nga një drejtues i rëndësishëm i një klubi tjetër që mund të bashkohet me “separatistët”.

Sipas së përditshmes angleze, ka patur edhe disa debate gjatë kongresit të UEFA-s në Montreux mbi mundësinë që dy klubet e lartpërmendur të mund të ndërrojnë mendje, veçanërisht pas paknaqësisë së krijuar nga lajmi dhe rritjes së presionit të qeverive dhe kampionateve europiane të futbollit.

Madje, ata që janë kundër kësaj “risie” pretendon se vetëm gjysma e 12 klubeve të përfshira janë me të vërtetë “fanatikë”, dhe do ta mbështesin Super League çfarëdo që të ndodhë.

Të tjerët janë bashkuar sepse besojnë se do të kenë avantazhe në planin ekonomik dhe kanë vendosur të pranojnë kundër dëshirës, nga frika se mos dalin me humbje.

Pikërisht si Chelsea dhe Manchester City.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat