Mesazhi i Dukës

Futboll

Mesazhi i Dukës

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:50
Mesazhi i Dukës

Pas tërheqjes së klubeve angleze nga projekti i Superligës së Europës, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është anëtar i Komitetit Ekzektutiv të UEFA-s.

“Super” Game over!!!

Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e te ashtuquajturës Super Ligë dështoi.

Përshëndes fort rikthimin në sensin e arsyes të klubeve angleze, të cilat morën vendimin për t’u tërhequr nga kjo aventurë dhe për t’u ribashkuar me familjen tonë, UEFA-n, një reflektim i menjëhershëm për të mos vijuar me rrugëtimin pa krye.

Falënderime për të gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë.

Falënderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatëse, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët pasionantë anembanë botës për një mbështetje të pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit të treguar.

Jam i bindur se, si në çdo moment të vështirë që kemi hasur, edhe nga kjo sfidë futbolli doli edhe më i fortë.

Së bashku jemi më të fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat