​Conte flet për objektivat e tij te Interi

Futboll

​Conte flet për objektivat e tij te Interi

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:52
Antonio Conte

Trajneri italian dëshiron të dijë objektivat e Interit për të ardhmen.

Antonio Conte nuk është i sigurt për të ardhmen e tij tek Interi, pavarësisht faktit që është pranë titullit të Serie A.

Pas barazimit ndeshjen e kaluar me Spezian, Conte foli për media ku kërkoi që të dijë synimet që “Nerazzurët” kanë për të ardhmen, para se të vendos nëse dëshiron të vazhdojë si trajner i Interit.

“A e shoh vetën tek Interi për një kohë të gjatë? Sot mund të flasim vetëm për të tashmen. E dimë që programet e klubit kanë ndryshuar për shumë arsye. Në fund të këtij sezoni duhet të qartësojmë synimet që ka klubi, kjo është e pashmangshme. Po ashtu edhe fansat e meritojnë këtë gjë”, tha Conte.

“Nëse ka një program të qartë të së ardhmes, atëherë po, do të qëndroj”, shtoi trajneri italian.

Nën urdhrat e Contes, Interi është shumë pranë titullit të parë të Scudettos, ose ndryshe të Serie A, që nga sezoni 2009/10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat