​Bundesliga gjermane, a do tëmësohet sot kampioni

Futboll

​Bundesliga gjermane, a do tëmësohet sot kampioni

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustruese

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 31, ku edhe mund të mësohet kampioni i sezonit 2020/21.

Në programin e sotëm, ndeshjet më interesante do të jenë mes Wolfsburg e Dortmund dhe Bayer Leverkusen e Eintracht Frankfurt.

Kurse, vëmendja do të jetë tek përballja mes Mainz dhe Bayern Munich, ku në rast fitoreje të “Bavarezëve” do t’i shihte ata të kurorëzoheshin si kampion të sezonit 2020/21.

Pas 30 ndeshjeve, Bayerni e kryeson tabelën me 71 pikë, 10 sosh më shumë vendi i dytë RB Leipzig, ndërsa në vend të tretë gjendet Wolfsburgu me 57 pikë, një më shumë se pozita e katërt, Frankfurti.

Në anën tjetër, skuadra e Schalkes veçse është konfirmuar se sezonin tjetër do të garojë në ligën e dytë, pasi që zë vendin e fundit me vetëm 13 pikë. Kurse, në luftë për mbijetesë janë dy skuadrat Hertha Berlin dhe FC Koln, respektivisht Hertha Berlin në vendin e 17 me 26 pikë, tre më pak se Koln që zë vendin e 16.

Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.

15:30 Freiburg (9) – Hoffenheim (11) (Stadiumi Schwarzwald)

15:30 Mainz (13) – Bayern Munich (1) (Stadiumi Opel Arena)

15:30 Union Berlin (8) – Werder Bremen (14) (Stadiumi An der Alten Försterei)

15:30 Wolfsburg (3) – Borussia Dortmund (5) (Stadiumi Volkswagen Arena)

18:30 Bayer Leverkusen (6) – Eintracht Frankfurt (4) (Stadiumi BayArena)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat