A do ta blejë Arsenalin?

Futboll

A do ta blejë Arsenalin?

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:56
A do ta blejë Arsenalin?

Themeluesi i platformës muzikore “Spotify” Daniel Ek, ka shprehur interesim për ta blerë pjesën më të madhe të Arsenalit.

“Kam qenë tifoz që nga fëmijëria dhe do të isha i lumtur ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë miliarderi 37 vjeçar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Pronari aktual i klubit, Stan Kroenke, është kritikuar tej mase pasi ishte pjesëmarrës në planin e krijimit të Superligës së Evropës, që është anuluar brenda 48 orësh.

Para ndeshjes kundër Evertonit që u zhvillua të premten e që fitues dolën “Toffees”, rreth 2 mijë tifozë e portretizuan 73-vjeçarin si dreq dhe vampire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat