Arsyeton humbjen

Futboll

Arsyeton humbjen

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:34
Arsyeton humbjen

Bayern Munih u mposht 2-1 nga skuadra e Maincit, duke shtyrë festën e bavarezëve për titullin kampion.

Pas ndeshjes trajneri Flik u justifikua me faktin se ekipi ka luajtur shumë ndeshje dhe lojtarë janë mjaft të lodhur.

“Diçka e tillë ndodh përpos ne kemi treguar në shumë ndeshje cilësitë tona. Është për të ardhur keq që nuk mund ta bënim hapin final sot, por duhet të kuptoni që ekipi është i lodhur, ishim shumë të padëmshëm në fushën e lojës”.

“Së pari, ju duhet t’i bëni Maincit shumë komplimenta. Ata luajtën shumë mirë, ishin shumë kompaktë dhe mbrojtën shkëlqyeshëm rezultatin e tyre. 

Në pjesën e parë nuk ishim në fushë siç e imagjinonim, nuk ishte një lojë e mirë. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por ndikuan minutat e shumta në këmbët e lojtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat