Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin në Gjermani

Futboll

Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin në Gjermani

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:22
Paçarada me St. Paulin fitojnë derbin në Gjermani

Mbrojtësi Leart Paçarada me ekipin e St. Paulit, fitojnë derbin në Bundesliga II. 

St. Pauli si vendas ngadhënjeu me rezultat 2:1 në përballje me Greuther Furth.

Futbollisti nga Kosova, luajti me sukses dhe ndihmoi ekipin e tij në fitoren e madhe.

Golat i shënuan për St. Paulin Zander (10') e Burgstaller (50') dhe Segujn (90+2') për Greuther Furth.

Paçarada u paraqit tërë takimin dhe ishte ndër më të angazhuarit.

Pas javës së 31-të në Bundesliga II, Greuther Fuyth zë vendin e dytë me 54 pikë dhe St. Pauli renditet i shtati me 47 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat