Hakaj, ti je?

Futboll

Hakaj, ti je?

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:15
Hakaj, ti je?

Nëse do të diskutonim rreth trajnerëve më të mirë në Superiore, emra të ndryshëm do të na vinin ndërmend dhe shumëkush prej tyre e meriton vendin e parë bazuar në fakte. Fundja ngjeshja e madhe në luftën për titullin kampion është tregues i qartë se nuk mund të dilet në një emër të përveçëm që mund të hesht opinionin publik në fundin e këtij sezoni.

Por nëse flasim për Ilir Dajën, vlerat e të cilit dihen në futbollin shqiptar, do të dallonim tjetërsimin që i ka bërë lojtarëve që dikur shiheshin si…normal. Bitri është një prej shembujve më të qartë, por sigurisht pa harruar…Hakajn. Ky i fundit duket tërësisht i transformuar aq sa duhet të shohësh me shumë vëmendje fanellën dhe numrin e lojtarit për të kuptuar se bëhet fjalë për të njëjtin.

Krosime të katapultuara me saktësi të frikshme që nxjerrin blof gjithë rreshtimin e kundërshtarit, marrje e krahut për të mbështetur sulmin si në futbollin modern, energji që nuk shteron kurrë dhe realizimi i golit të parë me Partizanin që ishte spektakël me vete kundër Kastriotit.

Në fakt kjo është edhe fitorja më e madhe tek të kuqtë teksa përveç rezultateve pozitive, fitojnë rritjen e nivelit të lojtarëve që do t’i shërbejë ekipit edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat