Me fitoren ndaj Crystal Palace, Leicesteri forcon pozitën e tretë

Futboll

Me fitoren ndaj Crystal Palace, Leicesteri forcon pozitën e tretë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:04
Leicester City

Leicester City ka regjistruar fitore ndaj Crystal Palace (2-1) në King Power Stadium, edhe pse ishte në disavantazh në gjysmën e parë.

I asistuar nga Eberechi Eze, Wilfried Zaha e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (12’) dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen për ta fituar sfidën. Fillimisht, Timothy Castagne e barazoi rezultatin (50’) pas asistimit nga Kelechi Iheanacho.

Iheanacho e shënoi golin e dytë (80’) për nikoqirët pas asistimit nga Jonny Evans dhe ky rezultoi goli i fitores.

Pas kësaj fitoreje, Leicester City qëndron në vend të tretë në renditje dhe e ka rritur diferencën në katër pikë me Chelsean që ndodhet një pozitë më poshtë.

Derisa pikëdallimi me West Ham Unitedin (që man vendin e pestë) është shtatë pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat