Real Madrid nuk konsideron shitjen e Odegaardit

Futboll

Real Madrid nuk konsideron shitjen e Odegaardit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:28
Martin Odegaard

Real Madrid nuk do dëgjojë oferta për mesfushorin Martin Odegaard gjatë verës, me trajnerin Zinedine Zidane që e do në skuadër për edicionin 2021/22.

Norvegjezi iu bashkua Arsenalit për gjashtë muaj huazim, që është huazimi i katërt në karrierë te “Los Blancos”.

Sidoqoftë, pavarësisht raportimeve se “Topçinjtë” duan ta kompletojnë transferimin e 22-vjeçarit, Zidane dëshiron ta mbajë në skuadër.

Diario AS raporton se Zidane është penduar që e ka huazuar talentin, duke marrë parasysh se nuk ka asnjë zëvendësues të Luka Modric dhe Toni Kroos.

Tekniku francez nuk dëshiron që të mos këtë opsione sërish sezonin tjetër dhe ka kërkuar nga klubi të refuzojë të gjitha ofertat.

Sipas Transfermarkt, Modric ka zhvilluar 2410 minuta këtë sezon, me shumë se çdo mesfushorë tjetër që ka më shumë se 31-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat