Gjeorgjia inauguron stadiumin në ballafaqim me Kosovën

Futboll

Gjeorgjia inauguron stadiumin në ballafaqim me Kosovën

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:56
Gjeorgjia inauguron stadiumin në ballafaqim me Kosovën

Federata e Futbollit të Gjeorgjisë ka bërë zyrtare stadiumin se ku do të zhvillojë tri ndeshjet e ardhshme kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Stadiumin e ri në qytetin Batumi, Gjeorgjia ka vendosur ta inaugurojë pikërisht ndaj ‘dardanëve’ më 2 shtator.

Ndërtimi i këtij stadiumi ultramodern ka zgjatur dy vite e gjysmë, nga janari 2018 deri në korrik 2020.

Kosto e projektit është 141 milionë euro, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 20 mijë ulëseve.

Në të njëjtin stadium, Gjeorgjia do të luaj kualifikueset me Greqinë dhe Suedinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat