Apolonia shtang Kastriotin

Futboll

Apolonia shtang Kastriotin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:26
Apolonia shtang Kastriotin

Apolonia shtangu Kastriotin në javën e 30-të të Kategorisë Superiore, duke e mposhtur me rezultatin 2-1, falë dopietës së sulmuesit Mario Gjata në pjesën e parë. Golin e vetëm për krutanët e realizoi Daci në minutën e 64-t.

Pavarësisht përpjekjeve në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Ndreut nuk arriti të shmangte humbjen, kjo falë edhe formës fantastike të portierit Harizaj.

Me triumfin e sotëm fierakët u ngjitën në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Kastrioti ka hyrë fuqishëm në vallen e mbijetesës dhe rrezikon seriozisht rënien direkte nga kategoria, ku diferenca me Skënderbeun e vendit të 9-të është ngushtuar në 5 pikë. Nuk mungoi tensioni në këtë përballje, si gjatë ndeshjes, ashtu edhe në fundin e saj.

APOLONIA-KASTRIOTI 2-1

Gjata 19′, 31′ / Daci 64′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat