Richards për Balotelin: Nuk dua të flas për të...

Futboll

Richards për Balotelin: Nuk dua të flas për të...

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:18
Richards për Richards për Balotelin: Nuk dua të flas për të...

Thierry Henry dhe Alan Shearer janë bërë pjesë e Hall of Fame të Premier League për arsye sportive. Të dy kanë bërë historinë e kampionatit anglez duke u dalluar mes shumë kampionëve të tjerë për gola, fitore dhe shumë gjërave të tjera.

Megjithatë, mes protagonistëve të tjerë të Premier League nuk ka patur vetëm simbole për sa i takon cilësive si futbollistë, por edhe simbole të stilit, personalitetit dhe të disa veprimeve në limit të normales.

Kështu, gjatë podcast-it të Match of the Day, Shearer, Lineker dhe Micah Richard s janë argëtuar duke bërë një renditje të 10 lojtarëve më të veçantë të Premier League.

1 – Eric Cantona (Leeds, Manchester United);

2 – Matthew Le Tissier (Southampton);

3 – Paul Gascoigne (Newcastle, Tottenham);

4 – Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United);

5 – Paolo Di Canio (West Ham United);

6 – Jay-Jay Okocha (Bolton);

7 – Mario Balotelli (Manchester City, Liverpool);

8 – Chris Waddle (Newcastle, Tottenham, Sheffield);

9 – David Ginola (Newcastle, Tottenham);

10 – Faustino Asprilla (Newcastle).

Micah Richards ka thënë për Mario Balotelli-n: “Nuk dua të flas për të sepse luan akoma. Por ajo fanellë te City “Why always me?”, e mbaj mend akoma. Po flasim për një njeri që ka ndezur fishekzjarrë në shtëpi dhe ka djegur banesën e tij. Ishte i çmendur, por në kuptimin e mirë. Ishte 18 vjeç dhe po bënte shaka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat