Duro: Na kanë penalizuar mungesat

Futboll

Duro: Na kanë penalizuar mungesat

Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:07
Duro: Na kanë penalizuar mungesat

 

Trajneri Shpëtim Duro u shfaq i qetë pas barazimit 2-2 ndaj Partizanit dhe pranoi se ishte mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve, teksa nuk ngurroi të vërë theksin edhe te mungesat që po penalizojnë jo pak kurbinasit.

Sa i kënaqur jeni me këtë rezultat?

Ishte një kundërshtar i fortë që vite me organikë të plotë, ndaj nesh që kemi pasur probleme ndeshjet e fundit. Skuadra tregoi karakter, pasi përmbysi rezultatin dhe ishim pranë fitores. Na vjen keq, por edhe barazimi ndaj Partizanit është i pranueshëm. Më vjen keq që nuk morëm 3 pikë, por ky është futbolli.

Ju kënaq fakti që tani shënojnë edhe mesfushorët?
Shënimi i golave nga mesfushorët është pozitiv. Në qoftë se do të ishte kontigjent i plotë me Mazrekajn, Nwabeze, Harmon, Xhixha, skuadra do ishte shumë pozitive në aspektin sulmues.

Në të dy golat e pësuar, skuadra dukej e vendosur keq mbrapa…

Në golin e dytë toleruam shumë në mbulimin e Hasanit. Ishin 2 raste që duhet të evitoheshin. Shfaqëm probleme në momente të veçanta. Pati edhe raste pozitive, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Po them që ishte pozitive.

Ju vjen keq për atë që ndodhi me Bozhiqin?
Nuk e kam parë ngjarjen me Bozhiqin, nuk është pozitive, për sa i përket objektivave, ne përsëri jemi aty. Kemi shpresa, sepse ka përballje me njëra-tjetrën. Do të jetë një luftë shumë e ashpër. Më ka shqetësuar se asnjëherë nuk ka qenë grupi i plotë, sidomos pjesa sulmuese. Edhe barazimi është i pranueshëm, jemi përsëri aty, të shikojmë deri në momentet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat