Shkualifikim dhe super gjobë për Conceicao

Futboll

Shkualifikim dhe super gjobë për Conceicao

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:40
Shkualifikim dhe super gjobë për Conceicao

“Je i dobët dhe një njeri i keq, na ke vjedhur dy kampionate, shkruaj gjithçka, je një turp, je një hajdut”.

Këto duket se kanë qenë fjalët që trajneri i Porto-s, Sergio Conceicao, i ka drejtuar arbitri Hugo Miguel në ndeshjen e fundit të luajtur nga skuadra e tij kundër Moreinense, e mbyllur në barazim për shkak të dy penalltive, që sipas ish-yllit të Lazio-s dhe Inter-it, kanë qenë  “shpikje” të gjyqtarit të ndeshjes.

Siç kanë bërë të ditur mediat portugeze, Conceicao është ndëshkuar nga federata me 21 ditë pezullim dhe një gjobë 10.200 euro.

Sezoni i trajnerit të Porto-s është mbyllur para kohe, duke parë se do të jetë i detyruar të mungojnë në 4 ndeshje: ato kundër Famalicao, Benfica, Farense dhe Rio Ave.

Mbetet për t’u kuptuar nëse do të mund të kthehet në stol për ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Belenenses, duke parë se periudha e skualifikimit do të përfundojë më 19 maj, pikërisht në ditën e ndeshjes mbyllëse të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat