Luftë e ashpër për titull në Kosovë

Futboll

Luftë e ashpër për titull në Kosovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:49
Luftë e ashpër për titull në Kosovë

Ballkani, Prishtina e Drita nuk kanë më vend për gabime nëse duan ta ndjekin titullin e kampionit në Superligën e futbollit

Tri skuadrat pretendente për titull të kampionit do të kenë punë të vështirë në xhiron e 32-të të Superligës së futbollit, e cila do të luhet në fundjavë.

Pas rezultateve të mesjavës liga elitare u bë edhe më interesante pasi Ballkani, Prishtina e Drita nuk kanë qenë asnjëherë më afër njëra-tjetrës në tabelë.

Lideri nga Suhareka s’do të ketë punë aspak të lehtë në vizitën që do t’ia bëjë Drenicës.

Kuqezinjtë kanë nevojë për pikë për t’i ikur zonës që çon në Ligën e Parë.

Prandaj, ata do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi.

Por, për pikët iu duhen edhe therandasve për ta ruajtur primatin në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat