Leipzig rrëzon Werderin, kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Futboll

Leipzig rrëzon Werderin, kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Nga: K.Goca Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:15
Leipzig rrëzon Werderin, kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Leipzig pas 120 minutave siguron biletën për në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë. 

Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Leipzig, përfundoi baras (0:0) në kohën e rregullt. 

Pas vazhdimeve Leipzig ngadhënjeu me rezultat 2:1. 

Në minutën e 93-të, Hee-Chan Hwang kaloi në epërsi (0:1) Leipzig.

Leonardo Bittencourt barazon rezultatin në minutën e 105-të.

Kur pritej se takimi do të shkonte në penallti, Leipzig-u shënon në minutën e 120+1 përmes Emil Forsberg.

Duhet theksuar se Werderi u paraqit pa reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashica.

Leipzig e pret në finale fituesin e ballafaqimit Dortmund  - Holstein Kiel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat