Tfozët përplasen dhunshëm me njëri-tjetrin

Futboll

Tfozët përplasen dhunshëm me njëri-tjetrin

Më: 1 maj 2021 Në ora: 23:16
Tfozët përplasen dhunshëm me njëri-tjetrin

Ndeshja Bolton-Ekster u kthye në luftë të vërtetë mes tifozëve të dyja ekipeve, teksa përplasjet jashtë stadiumit ishin të dhunshme dhe masive.

Eksteri fitoi 1:2 ndeshjen nga një gol në minutën e 96-të, por tifozët vendas ishin mjaft të zemëruar aq sa u përplasen me kundërshtarët e tyre jashtë stadiumit.

Për Boltonin sfida ishte mjaft e rëndësishme pasi i siguronte vendin e parë i cili e ngjit ne Ligën e parë angleze, por humbja ndaj Eksterit e shtyu festën e tyre. Tifozët vendas ishin përgatitur për festë, por humbja në minutën e fundit i zemëroi aq sa filluan përplasjet jashtë stadiumit me tifozët e Eksterit.

Turma të mëdha shtyhen, pamje këto që kanë bërë xhiron e botës ku ishin të shumta tifozët të cilët kërkuan që personat e përfshirë në konflikte të përjashtohen nga stadiumet përjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat