Manchester United - Liverpool, mungesat

Futboll

Manchester United - Liverpool, mungesat

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:00
Manchester United - Liverpool, mungesat

Manchester United dhe Liverpool sot zhvillojnë derbin më të madh anglez.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 34-të në Premier Ligë dhe pritet të jetë interesante.

Manchester United është duke luftuar për të mbajtur pozitën e dytë në tabelë dhe sadopak t’i bëj presion Manchester Cityt që tashmë ka prekur titullin me një dorë.

Në anën tjetër, Liverpooli momentalisht renditet i gjashti dhe sot luajnë vetëm për fitore, për të vazhduar garën për një vend në top katërshe.

Phil Jones dhe Anthony Martial vazhdojnë të jenë mungesat te “Djajtë e Kuq”, kurse te “Të Kuqtë” mungojnë Virgil van Dijk, Joe Gomez, Jordan Henderson, Joel Matip e Divock Origi.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, McTominay; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Kabak, Robertson; Thiago, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane; Jota.

Ndeshja Manchester United – Liverpool zhvillohet nga ora 17:30 në “Old Trafford".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat