Sermaxhaj: Na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë

Futboll

Sermaxhaj: Na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:47
Sermaxhaj: Na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë

Drenica ka arritur të shënojë fitore të madhe në shtëpi ndaj Ballkanit, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, i cili është ndarë i lumtur.

“E kemi parasysh që kemi pas përballë ekipin më të fortë në Superligë, kemi marrë masat e duhura, kemi bë golat dhe pastaj kemi administruar lojën deri në fund, si rezultat i angazhimit të lojtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe për njëri-tjetrin dhe kështu kemi arritur tre pikë që na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë”.

“Kemi bërë një hap të mirë, por jo hapin gjigant, kemi sfida shumë të vështira”, ka thënë Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat