​Fansat ndalojnë zhvillimin e derbit Manchester United-Liverpool

Futboll

​Fansat ndalojnë zhvillimin e derbit Manchester United-Liverpool

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndeshja nuk do të zhvillohet sot pas protestave të tifozëve dhe hyrjes së tyre në ambientet e stadiumit “Old Trafford”.

Derbi i javës 34 në Premier Ligën angleze mes Manchester United dhe Liverpoolit është anuluar, pasi “Djajtë e Kuq” janë duke protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj pronarëve Glazers, përcjell KosovaPress.

Mësohet se për t’i larguar fansat nga ambientet e stadiumit, policia lokale ka përdorur edhe dhunë ndaj protestuesve, por ende situata nuk është në kontroll.

Nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja mes këtyre dy ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat