​Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt

Futboll

​Atletico Madridi synon transferimin e Hysajt

Më: 3 maj 2021 Në ora: 12:06
Elseid Hysaj

Gjiganti i La Ligas në kërkim të mbrojtësit shqiptar.

Skuadra spanjolle Atletico Madridi e ka identifikuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj si synim për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, raporton “Calcio Mercato”.

Trajneri Diego Simeone thuhet se është fans i madh i 27 vjeçarit, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë këtë verë, kështu mbrojtësi shqiptar do të jetë si lojtar i lirë, përcjell KosovaPress.

Atletico pritet që të fillojë bisedimet me Hysajn, pasi që e sheh mbrojtësin shqiptar si opsion tejet të mirë për ta transferuar gjatë pandemisë Covid-19.

Që nga transferimi i tij nga Empoli, Hysaj ka arritur të bëjë 219 paraqitje për Napolin, duke regjistruar vetëm një gol dhe dhjetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat