​Dy disiplina të reja në Federatën Aeronautike të Kosovës

Futboll

​Dy disiplina të reja në Federatën Aeronautike të Kosovës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) në bashkëpunim me klubin Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, zhvilluan për herë të parë javën Aeronautike të Kosovës, ku gjetën përkrahje edhe nga komuna e Obiliqit.

Ngjarja u zhvillua në qytetin e Obiliqit, ku cilësohet si mundësi shumë e mirë për rininë tonë që të ndjek ëndrrat e tyre, dhe u inkuadruan edhe dy disiplina të reja në FAK.

Kryetari i klubit aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”, Fanol Shala, ka hulumtuar se si zhvillohen këto gara në vendet e tjera, që në të ardhmen edhe pilotët kosovar të dronëve të jenë pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Disiplina e parë që u inkuadrua ishte ajo me dronë garues, ndërsa disiplina tjetër ishte ajo me paramotorë.

Dronët garues porositen veçanërisht për gara, ku shpejtësia e tyre arrin në 175 km/h, dhe jep mundësinë që të pilotët të manovrojnë në mënyra të ndryshme, duke i argëtuar edhe shikuesit. Kjo disiplinë nxori tre vendet e para:

1.Haris Mustafa

2.Ersan Ismajli

3.Aulon Qerreti

Disiplina tjetër ishte ajo me paramotorë, e cila u zhvillua në stadiumin “Agron Ram” në qytetin e Obiliqit. Paramotorët janë pajisje motorike që mundësojnë fluturimin edhe në vendet e rrafshëta, pa pasur nevojë që të ketë kodrinë afër. Në këtë disiplinë u zhvillua vetëm një raund, dhe këta janë tri vendet e para:

1.Hizdri Gubetini

2.Fanol Shala

3.Haris Mustafa

Në serinë e dytë të kampionatit kombëtar për paramotor, gara e radhës do të zhvillohet në Gjirokastër, ku edhe do të plotësohet rezultati i fituesve.

Po ashtu, gjatë vikendit në kodrën e Goleshit u zhvillua seria e dytë dhe edicioni i 10 i kampionatit kombëtar shqiptar, dhe këto ishin tre vendet e para.

1.Migjen Shala

2.Fanol Shala

3.Silian Zani

Në fund të garave, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku në të njëjtën kohë kjo ngjarje u bë nga më të rëndësishmet në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat