Dy golat dhe asisti i dhurojnë formacionin e më të mirëve të javës

Futboll

Dy golat dhe asisti i dhurojnë formacionin e më të mirëve të javës

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:35
Dy golat dhe asisti i dhurojnë formacionin e më të mirëve të javës

Fundjava që lamë pas ishte idealja për Sokol Cikalleshin.

Sulmuesi ndihmoi ekipin e tij në Superligën turke, Koniaspor të fitonte me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Karagumruk teksa shënoi dy herë dhe dhuroi një asist, shrkuan Vipsport.

Këto statistika mund të ishin edhe më të bujshme, nëse nuk do të ishte për VAR që i anuloi kavajasit një gol për pozicion të parregullt. Megjithatë, kaq ka mjaftuar për ta vendosur Cikalleshin në formacionin e më të mirëve në Turqi ku është së bashku në sulm me futbollistin e Beshiktash, Larrin.

Sakaq, në formacionin më të mirë të javës, ka vend edhe për lojtarin tjetër shqiptar të Koniaspor, Zymer Bytyqin, i cili shënoi me asist të Cikalleshit. Ndërkaq, ky është një nga sezonet më pozitive të Cikalleshit teksa shqiptari ka realizuar tetë gola deri tani, ndërsa në llogarinë personale ka edhe tre asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat