Pochettino: Jam krenar me klubin tim, lojtarët nuk u dorëzuan kurrë

Futboll

Pochettino: Jam krenar me klubin tim, lojtarët nuk u dorëzuan kurrë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 00:22
Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino

Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino thotë se skuadra e tij dha gjithçka në fushë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, andaj janë të zhgënjyer me eliminimin.

Manchester City fitoi sonte me rezultatin 2-0 ndaj PSG’së për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Pochettino, megjithatë përgëzoi ekipin e Manchester Cityt, ndërsa tha se ndihet krenar me klubin e tij.

“Nëse i shikoni të dy ndeshjet, ne kemi dominuar një ekip shumë të vështirë për t’u kontrolluar. Ju duhet një shans i vogël për të shënuar në momentet kryesore. Ndihem krenar dhe e përgëzoj Manchester Cityn. Jam i zhgënjyer, sepse kemi merituar më mirë. Por Manchester City ishte më cinik se ne. Ata shënuan golat që na duheshin, ne luajtëm ndeshjen që donim me planin që donim. Është padyshim pak zhgënjyese, sepse qëllimi ishte të shkonim në finale”, tha fillimisht Pochettino për RMC Sport.

“Ne duhet të jemi pozitivë, është e vështirë pas një eliminimi, duhet ta kesh parasysh këtë proces, të jesh i qetë, të analizosh situatën. Ne arritëm këtu duke mposhtur Barcelonën dhe Bayernin. Është turp të mos arrish në finale, por skuadra nuk u dorëzua kurrë, ata luftuan deri në fund. Ne gjithashtu luajtëm me një lojtar më pak në dy takimet në pjesën e dytë”, vazhdoi ai.

“Ju mund të humbni, por gjithmonë jepni gjithçka që keni, dhe unë jam me të vërtetë krenar për lojtarët sepse ata me të vërtetë dhanë gjithçka”, përfundoi Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat