Interi bëhen gati

Futboll

Interi bëhen gati

Më: 5 maj 2021 Në ora: 11:17
Interi bëhen gati

Nëse këtë vit dalja nga Liga e Kampioneve mund të ketë qenë vendimtare për përshpejtimin drejt titullit, vitin e ardhshëm nuk mund të ndodhë e njëjta gjë. Interi është një skuadër me strukturë të fortë, e cila nuk ka nevojë për investime të çmendura për t’u përmirësuar. Përpara të gjithave, duhen llogaritur disa situata. Përpara të gjithave, duhen llogaritur disa situata.

Në radhë të parë llogaritë, pasi borxhi i ri prej 250 milionë eurosh do të mbulojë rrogat dhe disa pagesa të prapambetura. Më pas presidenti Stiven Zhang duhet të takohet edhe me drejtuesit dhe disa lojtarë për rinovimet, që me siguri do të krijojnë një rritje akoma më të madhe të shpenzimeve.

AFRIME – Një lojtar që pëlqehet prej kohësh është Rodrigo de Pol, tashmë mesfushor “gjithçkabërës” më shumë se fantazist tek Udineze. Kushtet dihen, familja Poco kërkon së paku 35 milionë për lojtarin që në këto kohë janë vërtet shumë, por mund të përfshihen një apo dy lojtarë si shkëmbim. Pëlqehet shumë edhe suedezi Matias Svanberg, i vitlindjes 1999, zbulim i Bolonjës nën drejtimin e Sinisa Mihajloviçit: një nga më të mirët e rolit të tij në këtë Seri A.

Vlerësohet 25 milionë, por në mes mund të hyjë një shkëmbim: Raxha Naingolan. Duhet vepruar ndërkohë në krahun e majtë, ku kanë luajtur me turne Jang, Perisiç dhe Darmian (e disa herë D’Ambrozio). Dihet që ndër emrat e pëlqyer është Emerson Palmieri, por alternativë mbetet edhe Nikolas Taljafiko. Në fund, sulmi. Mund të jetë më në fund radha e Xhekos nëse ky i fundit do të lirohej falas nga kontrata që ka edhe për një vit me Romën. Opsioni është një emër për të cilin është folur shpesh edhe në të kaluarën e afërt: Olivie Zhiru i Çelsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat