Starova tregon renditjen sesi do të mbyllet Superiorja

Futboll

Starova tregon renditjen sesi do të mbyllet Superiorja

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:24
Starova tregon renditjen sesi do të mbyllet Superiorja

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, të ftuarit kanë bërë parashikimin e tyre për mënyrën sesi pritet të mbyllet Superiorja.

Pjesë e ekipit të këtij emisioni është edhe Sulejman Starova, që njëkohësisht është drejtori i Teutës.

Sigurisht që në parashikimin e bërë është Teuta që shpallet kampione e Superiores. Starova është shprehur se llogaritë i ka kryer në 1 minutë, por duke iu ruajtur llogjikës.

Teksa tregon llogaritë sesi do të dalë Teuta kampion, Starova ishte i vetmi në studio që nuk e parashikoi Partizanin si fitues të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat