Vetura modeste e N’Golo Kantes

Futboll

Vetura modeste e N’Golo Kantes

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:16
Vetura modeste e N’Golo Kantes

N’Golo Kante ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 2-0 të Chelsea mbrëmjen e kaluar ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchel u kualifikua për në finalen e madhe të Stambollit, pas një fitore plotësisht të merituar ndaj 13 herë kampionit të Evropës, Real Madridit.

Në dy takimet gjysmëfinale, mesfushori francez N’Golo Kante ishte “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas takimi, Kante i cili shquhet për modesti u largua nga stadiumi “Stamford Bridge” me veturën e tij Mini Cooper, duke qenë një rast i rrallë tek futbollistët e klasit botëror që nuk shpenzon shuma marramendëse për vetura luksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat