Reali e nxjerr në shitje!

Futboll

Reali e nxjerr në shitje!

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:38
Reali e nxjerr në shitje!

Transferimi i Eden Hazard te Reali i Madridit deri tani ka rezultuar një dështim i vërtetë. 100 milionë eurot që shpenzuan Los Blancos për belgun që kishte vetëm një vit kontratë me Chelsean në verën e vitit 2019-të, në këto dy sezone të para nuk janë justifikuar aspak.

Shumë dëmtime, probleme fizike pafund dhe pak eficencë në ato takime që ka luajtur dhe asgjë për t’u mbajtur mend, kështu mund të përshkruhen 2 vitet e para të Hazard në Madrid. Fantzisti belg ka rezultuar një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në merkato.

Mediat spanjolle raportojnë se mund të mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Realin e Madridit sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik.

Për momentin ofertat mungojnë por rikthimi në Angli si dhe kalimi te Paris Saint Germain në një kampionat si ai francez të cilin 30-vjeçari e njeh mirë mund të jenë opsione të mira për të ardhmen e Eden Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat