Manchester Utd përmbysi gjithçka

Futboll

Manchester Utd përmbysi gjithçka

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:22
Manchester Utd përmbysi gjithçka

Ka përfunduar ndeshja në mes Aston Villas dhe Manchester United, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 35’të në Premier Ligë.

Skuadra e Ole Gunna Solskjaer përsëri ka arritur që gjatë pjesës së dytë të përmbysë rezultatin, kësaj here “viktima” ishte Aston Villa e cila kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Bertrand Traore në minutën e 27’të por në fund humbi 1-3.

Lojtari i sezonit te United, Bruno Fernandes barazoi në minutën e 52’të, kurse talenti anglez Mason Greenwood, kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 56’të.

Lojtari tjetër në formë te United, Edinson Cavani, vulosi fitoren në minutën e 87’të.

Manchester United edhe mataematikisht tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat