Bayerni dëshiron transferimin e Sanchos, por problem mbetet çmimi i tij

Futboll

Bayerni dëshiron transferimin e Sanchos, por problem mbetet çmimi i tij

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:59
Jadon Sancho

Bayern Munchen mund të bëjnë një befasi në tregun e transferimeve.

Fjala bëhet për Jadon Sancho, i cili si duket i ka ditët e numëruara ne Dortmund.

Sancho tash e disa kohë lidhet ngushtë me një transferim tek gjigantët anglezë, Chelsea dhe Manchester United.

Megjithatë, sipas gazetarit të “Goal.com” i cili angazhohet në Bundesliga, Ronan Murphy, Bayern Munchen po konsideron ta sjellë Sanchon në “Allianz Arena”.

Sipas Murphy, Bayerni nuk do të rrezikonte ta thyente rekordin e transferimit për të, pasi Borussia Dortmund kërkon mbi 100 milionë euro për anglezin.

Arsye për këtë është frika për lëndimet e shpeshta të Sanchos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat