Përfundon edicioni për Ibrën

Futboll

Përfundon edicioni për Ibrën

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:40
Përfundon edicioni për Ibrën

Zlatan Ibrahimoviç nuk do të mundë të luajë për Milanin më këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit, por pritet të riaftësohet në kohë për Kampionatin Evropian 2020.

Sulmuesi 39-vjeçar e pësoi një lëndim në gju në fitoren e Milanit 3:0 kundër Juventusit të dielën dhe trajneri Stefano Pioli njoftoi se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit.

“Është një ndrydhje e lehtë në gju. Ai nuk do të luajë nesër dhe as të dielën kundër Cagliarit”, tha Pioli.

Ibrahimovici do ta kontrollojë gjurin edhe një herë javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i tij është më i rëndë seç mendohej dhe suedezi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Atalantës.

Suedezi pritet të mungojë katër javë dhe të rikthehet tamam pas një muaji, kur edhe fillon Euro 2020, që është lajm i mirë për ekipin e tij kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat