Lautaro: Kam qenë shumë pranë Barcelonës

Futboll

Lautaro: Kam qenë shumë pranë Barcelonës

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:46
Lautaro: Kam qenë shumë pranë Barcelonës

Pas konfliktit në distancë me Antonio Conten pas zëvendësimit në sfidën ndaj Romës dhe pas asaj “boksi” në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, Lautaro Martínez rikthehet të flasë për të ardhmen e tij, teksa në një intervistë në mikrofonat e “SKY Sport”, ka deklaruar se ka qenë pranë skuadrës së Barcelonës, ku ka thënë se për këtë fakt ka biseduar dhe me Messin. 

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Interit, edhe më shumë për fitimin e titullit kampion që i mungonte klubit prej vitesh. Jemi duke përjetuar një moment të pabesueshëm dhe nuk mund të mendoj ndonjë gjë tjetër ndryshe përveç qëndrimit tek Interi.

Për sa i përket rinovimit dhe klauzolës, këtë e zgjidh vetëm agjenti im. Kam qenë shumë pranë Barcelonës dhe për këtë kam folur me Messin. Më pas kam bërë një zgjedhje, kam zgjedhur të qëndroj tek Interi dhe nuk kam gabuar", ka thënë Lautaro Martínez, transmeton "Panorama".

Në Serinë A detajet nuk bëjnë diferencën, ndërsa në Champions ku luajnë më të mirët, detajin e bën diferenca dhe ne duhet ta përmirësojmë. Do të ishte hapi i duhur për të bërë diferencën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat