Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri

Futboll

Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri

Nga: K.G. Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:41
Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva është ende në festë pas triumfit në Kupën e Kosovës.

Llapjanët në finale e mposhtën me penallti me rezultat 4:3 Dukagjinin nga Klina, pasi që ndeshja në kohën e rregullt (0:0) dhe pas vazhdimeve (1:1) kishte përfunduar baras. 

"Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri

Kryesia e klubit sot ishte në vizitë tek varri i legjendës Fadil Vokrri dhe bëri homazhe pranë varrit të tij, njëherit në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për futbollin kosovar dhe pranimin e futbollit në instancat e larta të UEFA- dhe FIFA-s.

Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar”, shkruan në faqen e KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat