Prishtina luan për titullin, Gjilani synon t’ia shtyjë festën – formacionet zyrtare

Futboll

Prishtina luan për titullin, Gjilani synon t’ia shtyjë festën – formacionet zyrtare

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Pritjes prej tetë vitesh si duket po i vije fundi dhe Prishtina do të jetë kampion i ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar dy xhiro para fundit të kampionatit i nevojitet vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht titullin.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit luajnë në udhëtim te Gjilani që janë pa objektiva pasi kanë siguruar moti kohë mbijetesën dhe nuk kanë gjasa për Evropë.

Vendasit synojnë që t’ia shtyjnë festën mysafirëve, derisa prishtinasit kërkojnë së paku një pikë për tu shpallur kampion.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi ; Rapa, Çyrbja, Hila, Busiç, Hajdari, Dallku, Sorsa, Useini, Musolli, Progni.

Prishtina: Nika; Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku, Kryeziu, E. Krasniqi, Zyba, Abazi, Bekteshi, Lilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat