​Chelsea dhe Leicteser City përplasen sonte për një vend në Ligën e Kampionëve, ja formacionet e mundshme

Futboll

​Chelsea dhe Leicteser City përplasen sonte për një vend në Ligën e Kampionëve, ja formacionet e mundshme

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Vetëm edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në mbylljen e edicionin 2020/21 të Premierligës angleze dhe lufta për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm është shumë e ashpër.

Chelsea dhe Leicester City janë dy prej skuadrave që po luftojnë kokë më kokë për këtë objektiv dhe sonte do të ballafaqohen ne stadiumin “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:15.

Leicesteri momentalisht është në pozitën e tretë me 66 pikë, kurse Chelsea një pozitë më poshtë me 64 pikë.

Në këtë luftë është e përfshirë edhe skuadra e Liverpoolit në vendin e cila renditët në vendin e pestë me 63 pikë.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes Chelsea – Leicester City:

Chelsea: (3-4-3): Mendy; James, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilëell; Mount, Ziyech, Havertz.

Leicester City: (3-4-1-2): Schmeichel; Castagne, Fofana, Soyuncu; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Thomas; Maddison; Iheanacho, Vardy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat